Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka folur rreth ndalimit të vizitës së patriarkut serb Porfirije në Kosovë. Ai tha se për komunitetit serb është e rëndësishme që ta shohë patriarkun.
“Para së gjithash, mendoj se është e rëndësishme që komuniteti serb të mund ta shohë patriarkun. Mendoj se kjo është diçka themelore për liritë fetare. Nuk besoj se do të gjeni dikë në bashkësinë ndërkombëtare që kundërshton të drejtën e tij për të hyrë në Kosovë dhe për t’u takuar me besimtarët. Ky është qëndrimi ynë dhe shpresoj se kjo nuk do të ndodhë më”, tha ambasadori Hill në një intervistë për nova.rs.
Patriakut Porifije iu ndalua dje hyrja në Kosovë, për çka reagoi edhe vetë ai.
“Dyert e shtëpisë sime janë të mbyllura për mua dhe i lutem Zotit që të zhbllokojë zemrat e atyre që i mbyllën dhe që dashuria e Krishtlindjes dhe lindja e Shpëtimtarit të prekë mendjet dhe ndërgjegjen e të gjithë njerëzve”, ka thënë ai, ka raportuar Kosovo-Online.
Ndërkaq, Rada Trajkoviq, këshilltare e ministrit për Komunitete dhe Kthim të Nenad Rashiqit e ka quajtur Porfirije patriark partiak.
“Një pjesë e besimtarëve, përfshirë edhe mua, e perceptojnë patriarkun si patriark partiak. Prishtina ka vendosur kushte për hyrje që duhet t’i plotësojë të gjithë”, tha Trajkoviq sot në programin e mëngjesit në TV Prva.
Diskutime rreth kësaj post