Ambasadori amerikan Jeff Hovenier falënderon pjesëmarrësit në diskutimin e sotëm për Asociacionin. Thotë se takimi i sotëm ishte “sesion dëgjimor”.
Në Ambasadën amerikane në Prishtinë, sot kanë shkuar përfaqësues të institucioneve, partive opozitare dhe shoqërisë civile për të diskutuar rreth formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Ambasadori amerikan, pas takimit, ka falendëruar pjesëmarrësit që kanë dhënë pikëpamjet dhe “ekpertizën” e tyre.
“Sot mbajtëm një sesion dëgjimor në Ambasadën amerikane në Prishtinë, rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Falenderues ndaj pjesëmarrësve të ndryshëm, që ndanë pikëpamjet dhe ekspertizën e tyre. Ne vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha zotimeve të dialogut”, thuhet në dekaratën e publikuar nga Ambasada, transmeton Gazeta Express.
Kryeministri Albin Kurti, që para disa ditësh tha se nuk ka ka marrë ftesë nga Ambasada, sot tregoi se në takim ka shkruar Shefi i Stafit të tij.
Diskutime rreth kësaj post