Zyrtarë të ambasadës, kanë deklaruar se Navalni nuk është askushi në Rusi dhe nuk i përket asnjë partie politike.
Për këto arsye ata kërkojnë që perëndimi të mos merret më me këtë çështje dhe të mos e përkrahë më këtë person, i cili sipas tyre është I dënuar për mashtrim me vendim gjykate në Rusi.
Në postim shkruhet se më datë 30 dhjetor 2014 Gjykata Zamoskvoretski në Moskë, pasi shqyrtoi çështjen “Yves Rocher”, i shpalli vëllezërit Navalni fajtorë për mashtrim, krim i dënueshëm penalisht dhe dënoi me kusht Aleksej Navalnin për 3,5 vjet, ndërsa dënoi me 3,5 vjet burgim vëllain e tij, Oleg Navalni. /Albeu
Diskutime rreth kësaj post