Ambasada e SHBA, grante për të drejtat e njeriut
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ben te ditur se ka filluar nisma Akademia Rinore e të Drejtave te Njeriut, e mbështetur nga grante të vogla nga Komisioni për Demokraci.
Ambasada e SHBA-së në Tiranë nëpërmjet faqes së saj dhe statusit në rrjetin social Facebook paraditen e të enjtes, shprehet se “Instituti Shqiptar për Çështjet Publike (AIPA), kohët e fundit ka filluar nismën Akademia Rinore e te Drejtave te Njeriut, mbështetur financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla i Komisionit për Demokraci”.
“ Ata kanë qenë në Shkodër dhe Peshkopi për të angazhuar dhe të trajnuar të rinjtë në mbrojtje të te Drejtave te Njeriut. Ndiqini ata teksa udhëtojnë me Akademinë Levizese Rinore ne të gjithë Shqipërinë”, thuhet nga ambasada e SHBA-së në Tiranë.
Diskutime rreth kësaj post