Ambasada e SHBA në Tiranë i dhuroi dje Drejtorisë së Antiterrorit dhe Mjekësisë Ligjore Kompjuterike pranë Institutit të Policisë Shkencore në Policinë e Shtetit, trajnime dhe pajisje me vlerë 385,000 dollarë, nga programi i Asistencës për Trajnimin Anti-Terrorizëm (ATA) të Departamentit të Shtetit.
Dhurimi është pjesë e një pakete më të madhe ndihme prej 1.2 milionë dollarësh nga Shërbimi Diplomatik i Sigurisë për të trajnuar dhe pajisur agjencitë partnere të zbatimit të ligjit. Ai përbëhej nga programe kompjuterike dhe serverë që do të ndihmojnë Policinë e Shtetit në marrjen e informacionit nga pajisjet e jashtme për të zbutur kërcënimet e mundshme.
Zëvendës Shefi i Misionit, Demian Smith, Shefja e Zyrës Rajonale të Sigurisë, Karen Riley dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Shqiptar, Muhamet Rrumbullaku, shqyrtuan dhe nënshkruan memorandumet ku renditeshin artikujt e dhuruar.
Diskutime rreth kësaj post