Ambasada amerikane ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Me anë të një postimi, ambasada e SHBA shkruan se kjo ditë ofron një mundësi për të reflektuar mbi angazhimin tonë të përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata.
“Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, iu shprehim urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë Kurban Bajramin. Kjo ditë ofron një mundësi për të reflektuar mbi angazhimin tonë të përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata. Eid Mubarak” – shkruan ambasada.
Ndërsa Ambasadori Soreca përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka uruar shqip shqiptarët.
“Gëzuar Kurban Bajramin!”, shkruan Soreca.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post