Ambasada amerikane ka reaguar lidhur me vendimin që pritet të marrë Gjykata Kushtetuese për Vetingun.
Ajo shprehet se SHBA ka besim në një vendim të drejtë të Kushtetueses, për të rikthyer besimin te sistemi gjyqësor.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret opinionin e datës 10 dhjetor të Komisionit të Venecias mbi Ligjin shqiptar të Vetingut. Vetingu i gjykatësve do të jetë një hap kuptimplotë drejt eliminimit të korrupsionit të thellë gjyqësor në Shqipëri dhe opinioni i Komisionit të Venecias duhet t’i japë fund çdo shqetësimi legjitim lidhur me ligjin.
Presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi Ligjin e Vetingut, që ka pasoja me ndikim të gjerë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj. Shtetet e Bashkuara kanë besim se Gjykata Kushtetuese do të riparojë besimin e publikut tek sistemi gjyqësor që është dëmtuar nga gjykatës dhe prokurorë të korruptuar”, thuhet në deklaratën e ambasadës.
Diskutime rreth kësaj post