Ambasada Amerikane në Tiranë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka dhënë një informacion të rëndësishëm për të gjithë ata qytetarë amerikanë dhe rezidentë të ligjshëm të përhershëm amerikanë.
Ambasada njofton se në 17 maj në orën 12:00 niset një charter nga Tirana në Zyrih.
“???? | Ambasada Amerikane ka marrë informacion mbi një fluturim charter nga Tirana në Zyrih, që niset të dielën, 17 maj, ora 12:00. Fluturimi është i vlefshëm vetëm për qytetarët amerikanë dhe rezidentët ligjorë të përhershëm amerikanë. Për të rezervuar një vend në këtë fluturim Tiranë-Zyrih, ju lutemi të kontaktoni menjëherë adresën [email protected] për udhëzime të tjera. Për më shumë informacion, klikoni këtu ? https://bit.ly/3bvnxBN”, – njofton Ambasada Amerikane.
Diskutime rreth kësaj post