Ambasada amerikane në Tiranë ka propozuar një nismë të re ku i kërkon studentëve që të marrin guximin dhe të rrëfejnë korrupsionin që hasin gjatë jetës studentore.
Me një postim Ambasada ka treguar se tashmë çdo javë do të ketë projekte në ndihmë të studentëve që përballen me korrupsion në Arsimin e Lartë.
“Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri”- shkruan mabasada.
Postimi i plotë
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.
Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri.
Këtë javë, mësoni më shumë mbi projektet që Ambasada e Sh.B.A-së ka financuar, në bashkëpunim dhe Këshillin Rinor të Ambasadës Amerikane dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, për të ndihmuar studentët të ngrenë zërin kundër korrupsionit në arsimin e lartë”.
Diskutime rreth kësaj post