Aktori Ermal Mamaqi, së fundmi ka dhënë një intervistë në një emision televiziv, ka rrëfyer ngjarjen më të frikshme që i ka ndodhur bashkëshortes së tij, AmardaToska, dhe fëmijëve të tyre teksa ktheheshin nga Zvicra për në Tiranë.
Aktori u shpreh se Amin së bashku me fëmijët i ka ndaluar policia në aeroport dhe i ka mbajtur për tre orë.
Gazetarja: Cili ka qenë momenti më i vështirë që ke kaluar me djalin tënd, Joelin, gjatë xhirimeve të filmit “2 Gisht Mjalt”?
Ermal Mamaqi: Gjatë xhirimeve nuk kemi pasur, por mund të them një pas xhirimeve.
Në film kemi përdorur një pistoletë lodër, që duket si e vërtetë. Joeli më kërkoi ta merrte me vete kur po kthehej në Shqipëri, dhe e lejova. Në aeroport ia gjejnë, dhe kanë ndaluar Amin së bashku me dy fëmijët.
I kanë mbajtur 3 orë duke i pyetur dhe duke u sqaruar. Si përfundim, i lanë të lirë, por morëm 1200 franga gjobë, sepse nuk lejohet që në aeroport të kesh asgjë që ngjan me armë, edhe nëse ato janë lodra.
Diskutime rreth kësaj post