Në një kohë kur ishte në kulmin e suksesit të tij, Altin Sulkut iu desh të shkëputej për disa vite nga muzika, duke folur për këtë, gjatë një interviste që dha së fundmi, artisti tha se shkëputja ndikoi shumë keq në karrierën e tij.
Megjithatë falë Noizy-t, me të cilin ka lidhje familjare, u rikthye fuqishëm.
“Në vitin 2008 – 2014 u shkëputa për arsye familjare dhe më bëri shumë keq. Falë vëllait tim Noizy, ka qenë shtylla ime kryesore, më ngriti në këmbë nga i “paalizuar”. Ia ndjeja mungesën në çdo moment. E kisha me qejf, këndoja mes miqsh. Dhe këto vite i kujtoj e keqja nuk harrohet kollaj”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post