Altin Shira ishte i ftuar sot në “S’e luan Topi”, ku ka bërë si rrallëherë një rrëfim për jetën dhe familjen e tij. Këngëtari shumë i dashur për publikun u përlot teksa rrëfeu se i mungon djali që ka në Amerikë. Altini tregoi se prej 2 vitesh e gjysmë djali jeton atje dhe ka ndërtuar familjen e tij.
“U bë gati 2 vite e gjysmë që ka ikur në Amerikë. Kështu është jeta. Shyqyr që është mirë atje ku është. Ka dhe një bashkëshorte shumë të mirë që e përshëndes. Djalë i mrekullueshëm. Jam munduar të jem baba i mirë me të dy djemtë. Jam munduar t’i edukoj në mënyrën më perfekte”, tha mes lotësh Altini pasi mori një videomesazh nga djali.
Diskutime rreth kësaj post