Pas partisë Demokratike, edhe socialistët kanë dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve propozimin me dy qarqet ku janë dakord të aplikohet projekti pilot për numërimin dhe votimin elektronik në zgjedhjet e 25 Prillit.
Avokati i njohur Altin Goxhaj këtë marrëveshje e quan pazar mes PS-PD për bashkëqeverisje pas 25 prillit.
Reagimi i Altin Goxhaj:
“KA AKOMA BADALLEJ QË DYSHOJNË AKOMA PËR PAZARIN PS-PD PËR BASHKËQEVERISJE PAS 25 PRILLIT?
PS dhe PD ranë dakort sot që në disa qarqe të bëjnë votim elektronik nëpërmjet kompanisë së Sorosit “SMARTMATIC” (DOMINION) që i vodhi Zgjedhjet Trump në SHBA. E njëjta kompani që organizoi Zgjedhjet brenda Partisë Socialiste 2 vjet më parë. Sps kështu ka vendosur Gjyshi Soros.
KA AKOMA BADALLEJ QË DYSHOJNË AKOMA PËR PAZARIN PS-PD PËR BASHKËQEVERISJE PAS 25 PRILLIT?
P.s. KQZ me propozimin e PD futi votimin dhe numërimin elektronik dhe ishte dakort që kompania që drejtohet nga krahu i djathtë i Soros SMARTMATIC (DOMINION) të realizonte votimin elektronik në Shqipëri! Sot PD kërkoi që 27 deputetë të zgjidhen me programin pilot në Korçë dhe Fier! Ndërkohë që PD po hesht për votimin me postë.. njësoj siç u vodhën Zgjedhjet në SHBA!”, shkruan Goxhaj.
Diskutime rreth kësaj post