Avokati Altin Goxhaj, ka deklaruar në emisionin ‘Të Vaksinuarit’ se Kuvendi i vetëm i demokratëve do të jetë më 11 Dhjetor, dhe nuk do të ketë një Kuvend të dytë si është lajmëruar ai i 18 Dhjetorit.
Goxhaj theksoi se është shumë e qartë se në rast se gjysma e delegatëve merr pjesë në Kuvendin e 11 Dhjetorit dhe me votë vendos ndryshimet statutore apo dhe shkarkimin e Bashës, atëherë automatikisht Kuvendi i 18 Dhjetorit bie.
Ndërkohë Goxhaj e ka cilësuar si një lëvizje shumë të zgjua të Berishës mosbërjen publike të emrave të delegatëve që kanë firmosur për Kuvendin e 11 Dhjetorit, pasi në këtë rast i ka mbrojtur ata nga patronazhistët.
Video:
Diskutime rreth kësaj post