Juristi Altin Goxhaj ka denoncuar dje kullën që po ndërtohet te Opera në qendër të Tiranës si dhuratën e pushtetit për opozitën dhe shitjen e zgjedhjeve. Avokati Goxhaj thotë se kulla e klientëve të Rama-Veliajt janë edhe “oligarkët e PD-së dhe LSI-së” që e dhanë si shpërblim për shitjen e Bashkisë Tiranë duke kandiduar Belind Këlliçin përballë Erion Veliajt.
Goxhaj thotë se kullën e ka denoncuar që në dhjetor të vitit 2022 si monedhën e shkëmbimit të shitjes së Bashkisë Tiranë. Ai thekson se opozita hesht për ndërtimin e kullës sepse ka katet e veta në këtë pazar.
“ Po denoncoj “Monumentin e Shitjes së Zgjedhjeve nga Opozita” e cila zaptoi Parkun mbrapa Pallatit të kulturës, kullën e klientëve të Rama-Veliaj që janë edhe oligarkët PD-së dhe LSI, shpërblimin për shitjen e Bashkisë Tiranë në 4 Dhjetor 2022 me primaret e famshme që nxorën kandidatin Këlliçi për të cilin investoi gjithçka Veliaj! Këtë kullë e kam denoncuar në Dhjetor 2022 në media si monedha e shkëmbimit të shitjes Bashkisë Tiranë nga Opozita tek Veliaj! Prandaj hesht opozita për këtë krim më të fundit ndaj Tiranës sepse ka katet e veta në këtë pazar!
Ja pse nuk kemi Opozitë por veç një klasë të tërë politike dhe ndaj Soros po investon Tikët e Soros për të kontrolluar pakënaqësinë dhe reagimin publik! Ja pse Levizja Shpreson do të jetë bashkë me qytetarët dhe forcat e ngjashme forca reale e përfaqësimit qytetar për të ndalur këta që po shpopullojnë Shqipërinë, ndaj dhe ne po mbledhim firma për tu përfaqësuar në Zgjedhjet Parlamentare me Listën e Hapur Qytetare që do ti kthejë Shpresën shqiptarëve se ata mund ta ndalojnë të Keqen”, shkruan Goxhaj.
Diskutime rreth kësaj post