Deputetja Jorida Tabaku, foli për kreun e ri të SPAK Altin Dumani. Gjatë intervistës në rubrikën “Opinion” në News 24 Tabaku tha se pret që drejtësia e re të mos jetë një kopje e drejtësisë së vjetër.
“Kam kërkuar që drejtësia e re të mos jetë një kopje e drejtësisë së vjetër. Drejtuesi i ri të marrë përgjegjësi për të gjitha dosjet që unë kam denoncuar.
Jo me peshqit e vegjël. Jemi mësuar me punonjës që shkojnë përpara drejtësisë. Pres integritet për t’i shkuar të gjitha çështjeve.
Lufta ndaj korrupsionit tregohet vetëm më punë. Nëse do të kishte ndëshkim në dogana kushdo që vinte pas do të kishte friktë të bënte një akt korruptiv”, tha deputetja e PD.
Diskutime rreth kësaj post