Alketa Vejsiu do të prezantojë në natën e tretë të Sanremos me partneren e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez. Në një intervistë ekskluzive për “La Stampa”, Alketa na zbulon edhe shumë të pathëna.
Alketa ka treguar se në mesin e publikut do të jetë bashkëshorti i saj dhe vajza. Nëse kamera e fokuson, kjo do të jetë hera e parë që do të shohim bashkëshortin e Alketës i cili ka preferuar të mos shfaqet në publik. Ndërsa me vajzën Alketa na ka prezantuar më herët, kur dy vogëlushët e saj ndoqën “Piter Panin” në sallë.
“Familja është forca e saj dhe ekuilibri për të qenë e lumtur”, shprehet Alketa.
Alketa shprehet e lumtur që do të ndajë skenën me partneren e futbollistit Cristiano Ronaldo, Georgina:
“Jam shumë e lumtur që do të ndaj skenën me Georgina-n. Jemi të dyja të huaja dhe më pëlqen ta mendoj Sanremo-n si një qytet të madh të bashkuar”.
“La Stampa” e përshkruan Alketën si një femër të bukur, por për moderatoren bukuria është shprehia e energjisë.
“Perfeksioni nuk ekziston, është iluzion. Energjia është reale, fsheh shumë sekrete. Të mbash zgjuar këtë energji është ajo që është e rëndësishme”.
Diskutime rreth kësaj post