Ambasadorja Yuri Kim, moderatorja Alketa Vejsiu, gazetarja Ilva Tare dhe shumë personazhe të tjerë të medias kanë qenë të pranishëm sot në një festë private.
Ka qenë Alketa ajo e cila përmes disa postimeve në “Instagram” ka zbuluar disa momente nga kjo pritje ku nuk kanë munguar as fjalët e ngrohta për ambasadoren Yuri Kim.
Alketa ka publikuar dy foto krah ambasadores ku nuk ngruon të shprehë mirënjohjen dhe falenderimet e saj për të.
“Shumë e ngazëllyer dhe e nderuar për t’u takuar me Ambasadoren e Yuri Kim. Ambasadoren më karizmatike! #Fuqia e grave! Faleminderit për gjithçka që bëni për të forcuar marrëdhëniet”, – shkruan Alketa.
Gjithashtu, moderatorja ka postuar edhe një foto krah gazetares Ilva Tare e cila vetëm pak ditë më parë bëri me dije se do të largohet nga Shqipëria së bashku me familjen e saj për të nisur një rrugëtim të ri në Amerikë.
Alketa i ka uruar suksese Ilvës dhe e bindur është shprehur se njëjtë si në Shqipëri edhe në Amerikë do të gjejë vendin që meriton.
“Po kjo s’është Lamtumirë në një botë ku jemi gjithmonë e më të bën pavarsisht distanca dhe kordinatave gjeografike; është një “mirutakofshim” në Washington apo sërish në Shqipëri. Jam e bindur që si profesioniste alfa dhe qytetare e botës, do ta gjesh vendin që meriton edhe në Amerikë! Je speciale”, – shkruan Alketa.
Diskutime rreth kësaj post