Moderatorja Alketa Vejsiu është tepër e angazhuar së fundmi me përgatitjet për “Festivalin e RTSH-së”, së bashku me Vera Grabockën. Ajo ndau mbrëmë në InstaStory momente gjatë provave në orët e vona të natës dhe si rrallëherë, ka publikuar edhe një foto të të atit.
Të rralla janë rastet kur Alketa publikon familjarët e saj, mirëpo duket se i ati e ka shoqëruar gjatë provave, ndaj ajo ka bërë një përjashtim duke i bërë një dedikim publik.
“Babo shpirti”, shkruan Alketa krahas fotos ku tregon se ora shënon 00:48 pas mesnate.
Siç dihet, babai i saj Bardhi, është një fans i madh i muzikës dhe disa vite më parë është ngjitur në skenë për një duet me të bijën.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post