“Nga Velipoja deri në Ksamil, vija bregdetare është e mbushur si asnjëherë tjetër”. Kështu u shpreh Alket Islami nga Shoqata e Aeronautikës në një intervistë për ‘Euronews Albania”.
Islami tha se nuk mund të ndërhyhet në çmimet e hoteleve, pasi është në varësi të kërkesës dhe ofertës nga tregu.
“Nga Velipoja deri në Ksamil, vija bregdetare është e mbushur si asnjëherë tjetër. Absolutisht ka. Sigurisht që ka krizë dhe kjo ndihet gjithandej. Nuk mund të ndërhyjmë dot në hoteleri të themi pse i keni çmimet e larta, është kërkesë dhe ofertë tregu. Normalisht, unë i shoh hotelet në Dhërmi që janë plot. Në Dhërmi, në pjesën e rivierës nuk kemi shërbime të gjitha të përfshira, siç kemi dy ose tre në pjesën e Adriatikut”, theksoi ai.
Në lidhje me aktivitetet e sporteve ujore, Islami tha se është e nevojshme që njerëzit të argëtohen me mjetet lundruese, por vuri theksin në zbatimin e rregullave.
Diskutime rreth kësaj post