A do jetë mjeku Ilir Alimehmeti kandidat i Partisë Demokratike për kryetar bashkie në Tiranë? Kjo pyetje iu i është bërë së fundmi Sali Berishës, me këtë të fundit që ishte i dyzuar në përgjigjen e tij. Ai tha se më herët PD e ka fituar Tiranën me persona me profile politike. Edhe pse nuk dha një përgjigje direkte, u duk se Berisha i qëndron bindjes së tij se Tiranën mund ta marrë përsëri me kandidat politik.
I ftuar në emisionin “Log.”, mjeku Alimehmeti theksoi se në PD sipas udhëzimeve të reja, favorizohen figurat politike. Ai sqaroi se së fundmi ka zhvilluar një takim me Sali Berishën, por nuk ka preferuar të komentojë më shumë, megjithatë theksoi se ishte një takim pune.
Intervista:
Pyetja: A favorizon PD deputetët, figurat politike?
Alimehmeti: “Janë zgjedhje brenda partisë. Ka kësaj here edhe imput nga simpatizantë nuk është vetëm anëtarësia. Gjithmonë brenda partie favorizohen njerëzit brenda partisë se kanë lidhje më të forta dhe më të vjetra. Nuk kas asgjë të keqe. Udhëzimi është votuar me shumicë në Këshillin Kombëtar. Është diskutuar. Udhëzimi thotë të qartë këtë. Kur ka një votim është ajo gjëja që vendos”
Pyetja: Berisha tha se ka fituar me fituar politika ? A i ke thënë Berishës së çfarë ishte ajo deklaratë? Sali Berisha i pret krahët Alimehmetit kështu u komentua?
Alimehmeti:“Kam kontakt direkt me Sali Berishën. Bisedat private nuk i bëj publike. Janë kokë më kokë private dhe nuk ka arsyetime për t’u bërë publike. Diskutim mes “gentleman-ëve”. Ne flasim për shumë gjëra të ndryshme. Ishte bashkëbisedim pune ishte, patjetër. Është një parti ku kemi vendosur të shkojmë me votë. Fiton shumica.” tha mjeku Alimehmeti.
Pytja: A ka gisht ndonjë aleat i PD në spostimin e Alimehemtit?
Alimehmeti:“Është diçka që nuk e di. Nuk ka kandidaturë. Janë dy të panjohura.”
Pyetja: Si duhet zgjedhur kandidati për Tiranën?
Alimehmeti:“Primare mbetet brenda partisë dhe simpatizantët. Në primare nuk marrin dot pjesë shumë njerëz. Se për shembull në KQZ votat që marrin. Votat e anëtarësisë janë shumë më të ulëta. Ndërsa sondazhi me metodologji të duhur.”
Diskutime rreth kësaj post