Deputeti i PD-së, i shpallur fitues në 25 prill, Enkelejd Alibeaj, ka listuar sipas tij arsyet që kanë çuar demokratët në humbje. Mos organizimi në kohë apo gjetja e elementëve më të mirë për t’u futur në garë, sipas tij, janë motive që kanë ndikuar në humbje. Megjithatë, shton se për këtë PD-ja po bën një analizë të thellë.
“25 prilli nuk është dështim i PD, steka jonë ishte për t’u bërë Basha kryeministër, tundime gjatë fushatave zgjedhore ka pasur kushdo, pra pse të mos gjenim dhe ne ca të fortë apo të mos përdornim disa para, apo teknika anti-ligjore të manipulimit të votave.
Kjo është ndarja e hollë mes moralit të hollë politik dhe pragmatizmit. A mund të kishim bërë më tepër, ndoshta, jemi në proces analizimi, të kishim gjetur element më të mirë, a e nisëm organizimin me vonesë, po e analizojmë, ishte një performancë e mirë e jona, e pamjaftueshme”, tha ai në ‘5 pyetjet nga Babaramo’.
Diskutime rreth kësaj post