Alibeaj është shprehur se ministri Tahiri është përpjekur fillimisht t’u thotë qytetarëve se Balili ishte i pafajshëm, madje – siç thotë ai, – e nxori atë edhe në televizion nga zyra shtetërore e Transportit të Sarandës, për të kërcënuar opozitën me procese gjyqësore. “Por kur nuk ia doli dot t’i siguronte pafajësinë Balilit, Tahiri i krijoi kushtet dhe i dha kohë atij për t’u arratisur, vetëm pak kohë përpara se t’i dërgonte policinë që të fshinte provat, siç e ka tashmë zakon”, tha Alibeaj.
Duke krahasuar rastin Balili me atë të Arben Frrokut, Alibeaj deklaroi se Tahiri është përpjekur njësoj për të dy të thotë se në sistemin TIMS nuk rezultonte që, qoftë njëri dikur, ashtu dhe tjetri së fundi të kenë dalë nga vendi.
Sipas Alibeajt, Tahiri ka dalë në mbrojtje të Balilit, pasi ky është ortak në trafik droge me kushërinjtë e tij Habilaj.
“Çdo ditë e tij në detyrë është një favor për krimin dhe bandat e veshura me pushtet, është një dëshmi më shumë qe kallëzon drejtpërdrejt Edi Ramën, si kapobandën e grupit kriminal në pushtet”, mbylli deklaratën kreu i Departamentit të Sigurisë dhe Rendit në Partinë Demokratike.
Diskutime rreth kësaj post