Pas takimit me presidentin Bajram Begaj, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj bëri me dije se ai është autoriteti drejtues në Partinë Demokratike aktualisht. I pyetur nga gazetarët se më herët ishte ftuar në presidencë edhe Oerd Bylykbashi nga Rithemelimi, Alibeaj u shpreh se ai është ftuar si përfaqësues i PD-së.
“E pyeta presidentin dhe ai më tha që më ka ftuar si përfaqësuesin e PD-së. Pastaj presidenti mund të thërrasë kë të dojë në presidencë. Të tjerat mund t’i nxirrni vetë pastaj”, tha Alibeaj. Më tej ai u shpreh se i ka kërkuar presidentit Begaj që të vendosë sa më shpejt datën e zgjedhjeve lokale mes periudhës 15 prill dhe 15 maj 2023.
Diskutime rreth kësaj post