Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi e ka ironizuar vendimin e Enkelejd Alibeajt për të përjashtuar 4 kolegë demokratë nga grupi parlamentar.
Në një prononcim për mediat, Këlliçi tha se këto vendime janë të ngjashme me ato të komisionit të dëbimit dhe internimeve në kohën e komunizmit.
Sipas Këlliçit, një vendim i tillë është qesharak dhe ka ardhur në një moment të tillë kur PD-ja ka denoncuar një tender të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Këlliçi: Unë nuk e kam bërë këtë autokritikë që ka kërkuar shoku Enkelejd Alibeaj, ndaj gjykoj që komisioni i dëbim internimeve që ka ngritur ai në mendjen e tij paska vendosur të marrë këtë hap totalisht qesharak. Në vend që sot të të ishim emisione dhe të flitej për faktin që e dërguam në SPAK Veliajn, vijmë për shkak të kësaj manovre të Alibeaj, që vetëm opozitarizmit nuk i shërben.
Në anën tjetër, deputeti Edi Paloka e quan një vendim të turpshëm teksa për Enkeljd Alibeajn tha se është mungesë dinjiteti.
Për deputetin demokrat, ky akt “çorri” maskën e Alibeajt dhe tregoi se po bashkëpunon me Edi Ramën.
Paloka: Është akt mëse i turpshëm, me mungesë dinjiteti nga ai zotëria, por politikisht është heqja e maskave, sepse ai tregoi se është në bashkëpunim me Ramën. Ai mund të vijë një ditë dhe të përjashtojë të gjithë deputetë dhe Rama të vazhdojë lojën me të.
Ferdinand Xhaferaj, i cili nuk është deklaruar si mbështetës i Berishës, shprehet se vendimi për përjashtimin e 4 deputetëve është një maskarade.
Xhaferraj: Jam informuar në media, kjo tregon për maskaradën e dimensionit demokratik që ka kjo vendimmarrje, unë jam marrë dhe do vazhdojë të merrem me qeverinë, ka dhe kolegë të tjerë brenda opozitës. Asnjëherë nuk kam votuar për përjashtim kolegësh.
Diskutime rreth kësaj post