Zgjedhje e presidentit të vendit prej javësh është çështja kryesore e mediave dhe politikanëve. Kështu ka vijuar përplasja në distancë mes Grupit Parlamentar të PD dhe mazhoranacës socialiste, për Presidentin e ri.
Grupi që mbështet Enkelejd Alibeajn nuk do të jetë nesër në Kuvend kur të votohet kandidati për president. Lajmin e bëri të ditur vetë Alibeaj në një dalje për mediat. Më tej, Alibeaj deklaroi se PD kërkoi një kre shteti të ri mbi palët dhe të të gjithë shqiptarëve.
“Mospërmbushje të detyrës që pltë politike kanë ajo qëndodhi me PS, të gjtiha përbetimet fillestare që duam një president konsensual, arritëm këtu që shqiptqrt duhet ta dinin emrin e presidnetit. proxes difektoz në themel, nesër nuk ka asnjë sens që PD të marrë pjesë në pocesin e votimit, proces që do legjitimonte kapjen e një institucioni nga ana e maxhorancës. Kjo u provua që Rama nuk kishte asnjë lloj synimi që t’i jepte shqiptarëve një president të veshur me unitetin politik”, tha Alibeaj.
Diskutime rreth kësaj post