Deputeti Enkelejd Alibeaj ka folur jashtë Kuvendit në lidhje me zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.
Alibeaj tha se zgjedhjet duhet të jenë të drejta dhe se votat nuk duhet të manipulohen. Ish drejtuesi i përkohshëm i PD tha se partia nuk duhet të varet nga shijet dhe humori i kryetarit të saj.
“Duhet të bëjmë një proces transparent dhe jo me simptomat e dikurshme, kjo është sfida. Kjo nuk është garë mes Hanit dhe Bashës, sfida është sesa procesi është transparent, ku të mos manipulojmë votat.
Simptomat e dikurshme në praninë PD kanë marrë fund, unë jam për këtë. Unë e kam bërë të ditur edhe në deklaratën time, dhe jam shumë serioz në të gjitha detyrat që marr në PD. Mund ta them me plotë gojë që në drejtim kam qenë i suksesshëm për atë që ishte synimi. Pas 2 vite luftë me Ramën nga njëra anë dhe Berishën e Metën nga ana tjetër. Qëllimi ishte PD të dilte gjallë dhe këtë koshiencë e ka sot.
PD e suksesshme s’do duhet dhe s’do jetë një parti që varet nga shijet dhe nga humori i një personi që është lideri i saj. PD është një mekanizëm që nuk varet se kush është në krye të saj. Secili do i nënshtrohet vlerësimit të demokratëve”, tha Alibeaj.
Kujtojmë që dy kandiatët për kreun e Partisë Demokratike, zgjedhje që do të mbahen më 29 korrik, janë Gjergj Hani dhe Lulzim Basha.
Diskutime rreth kësaj post