Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish-shefit të policisë në Dhërmi, Sokol Bode. Ky i fundit ishte dënuar me 8 vite burg në mungesë, pasi akuzohet për lidhje me grupin e ‘Habilajve’.
Përmes një mesazhi në “Facebook” Alibeaj thekson se arrestimi pas 5 vitesh arrati të Bodes është dëshmi e qartë se Policia e Shtetit ishte vënë në dispozicion të bandës së drogës në Vlorë.
Reagimi:
“Sokol Bode, ish-shefi i policisë në Dhërmi prej nga niseshin tonelata e drogës drejt Italisë e Greqisë arrestuar sot pas 5 vitesh arratie është dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte vënë në dispozicion të bandës së drogës në Vlorë, e ku përgjimet tregojnë qartë sesi shefat e policisë punonin nën urdhrat e shefave të krimit e të trafikut.
Për më shumë se 9 vite, Partia Demokratike ka denoncuar me prova përfshirjen e policisë në kultivimin dhe trafikimin e drogës. Tashmë është e qartë se e gjitha kjo bëhej me bekimin e kryeministrit dhe ekzekutohej nga vartësi i tij besnik Saimir Tahiri.
Qeveria e Rilindjes në pushtet për vite më rradhë e kanabizoi vendin dhe në krye të këtij operacioni kriminal qëndronte kupola e policisë, ministrisë së brendshme dhe kryeministrit.
Shqipëria ende vazhdon të mbetet peng i krimit e bandave. Edi Rama nuk mund ta luftojë dot krimin dhe trafikun e drogës, pasi ata e kanë sjellë në pushtet duke blerë e grabitur vota për të dhe sot ai nuk është gjë tjetër veçse peng i bandave të tij.”-shkruan Alibeaj.
Diskutime rreth kësaj post