Është zhvilluar me tone të ashpra seanca e sotme në Kuvend ku nuk kanë munguar akuzat dhe kundër akuzat ndaj mazhorancës dhe opozitës.
Debate të forta ka pasur edhe mes deputetit të Partisë Demokratike dhe kryeminsitrit të vendit, Edi Rama.
Debati:
Alibeaj: Kam kërkuar që në atë rezolutë të parashikohet që ky Kuvend të njohë gjenocidin serb në Kosovë Ju keni paraqitur një projektrezolutë me të drejtë për të mbajtur një qëndrim për Dick Martyn. Por shkaku është gjenocidi serb në Kosovë. Përse keni frikë ta përmendni ta debatoni. Përse ma heq të drejtën për të paraqitur amendamente. I heq të drejtën të gjithë deputetëve për të shprehur mendimin e tyre. Je duke bërë shkelje, t’i je duke gënjyer. Nga ana e kolegëve të PD nuk pati asnjë problem. Ju keni frikë, përse keni frikë të pranoni që në atë vend, gjakun tonë ka ndodhur gjenocid serb, kujt po ja bëni nderin. Mund ta kesh butonin aty, por është historia ajo që do të gjykojë.
Rama: Është sa e thjeshtë aq e neveritshme që e bëni këtë.. Kujtoheni për gjenocidin në Kosovë, po të shohësh historinë rezolutave sheh edhe ndryshimin si nata me ditën mes jush dhe nesh. Mes asaj që quhet PD që sot se di si quhet dhe ne që quhet PS e Shqipërisë. Sa herë ka pasur krizë dhe ju është dashur ta kapërceni keni future në mes Kosovën. Merreni dhe shihini, ju e dini më mirë historinë e partisë tuaj. Shiheni se përkon me rezolutat. Zgjoheni ju në 2022 dhe kujtoheni për Srebrenicën. Ju nuk keni lidhje, jeni gati ti rivarrosni dhe t’i fusni në varrin masiv për t’u thënë kujt të mundni që socialistët nuk duan. Jeni gati ta bëni lëmsh politikën ndërkombëtare të Shqipërisë. E keni harruar ju që ai shtet i lirë sovran demokratit është krijuar nga ata pa të cilët as ju as ata në Prishtinë nuk duhet të bëjnë asnjë hap. Nëse ju bashkë me ata në Prishtinë doni t’i bëni, bëjini, ne nuk I bëjmë. Përpara se për të zgjidhur problemet mes foltores dhe gojores duhet dakordësia e ndërkombëtarëve.
Diskutime rreth kësaj post