Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i ka dërguar një mesazh ish-kryeministrit Berisha lidhur me marrëdhëniet e jashtme.
Alibeaj u shpreh se ruajtja dhe forcimi i partneritetit strategjik me SHBA, Bashkimin Europian dhe Britaninë e Madhe, është prioritet në mbrojtje të interesit tonë kombëtar. Më tej ai shtoi se përplasja e PD-së dhe grupit të saj parlamentar me SHBA, BE dhe Britaninë e Madhe, nuk do të ishte vetëm devijim nga misioni properëndimor i Partisë Demokratike që nga krijimi, por edhe një rrugë e sigurt për të çimentuar regjimin antidemokratik dhe anti–perëndimor të Edi Ramës.
Sjellim në vëmendje, se kreu i PD-së Sali Berisha është shpallur “non grata” nga Britania e Madhe dhe SHBA, ndaj mesazhi i Alibeajt për forcimin e marrëdhënieve me këto dy vende është i qartë kundrejt Berishës.
Reagimi i Alibeajt:
“Ruajtja dhe forcimi i partneritetit strategjik me SHBA, Bashkimin Europian dhe Britaninë e Madhe, për Grupin Parlamentar të PD është prioritet në mbrojtje të interesit tonë kombëtar. Vendosja në një kurs përplasje të Partisë Demokratike dhe grupit të saj parlamentar me SHBA, BE dhe Britaninë e Madhe, nuk do të ishte vetëm devijim nga misioni properëndimor i Partisë Demokratike që nga krijimi, por edhe një rrugë e sigurt për të çimentuar regjimin antidemokratik dhe anti – perëndimor të Edi Ramës.” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post