Deputeti Enkelejd Alibeaj, i cili ëhstë larguar nga Grupi Parlamentar i PD-së, pas vendimit të Gjykatës së Apelit që i kaloi vulën Sali Berishës, nga studio e emisionit “Open” në News24, tha se vendimi për tu larguar nga grupi parlamentar është i qartë dhe “u largova nga grupi që ka për kryetar partie Sali Berishën”.
Alibeaj tha se pas vendimit të 11 qershorit, Partia Demokratike është në duart private të Sali Berishës. Deputeti e konsideroi si të padrejtë vendimin e Gjykatës së Apelit.
Ai tha se berishizmi është ajo që drejton tashmë PD. “U largova për koherencë qëndrimi, nuk bëra betejën duke vrapuar pas vulës apo siglës. Ndarjen me Sali Berishën e kam bërë 12 apo 13 vjet më parë. Në politikë duhet koherencë dhe cipë, dhe pas 11 qershorit, kur Apeli shpalli vendimin e formës së prerë, u mbyll përfundimisht kjo çështja e vulës apo logos. Unë kam mbajtur qëndrimet bazuar në disa vlera, s’kam qenë kurrë peng i idhujtarisë”, tha Alibeaj.
Ai tha se e ka ndarë me Sali Berishën dhe berishizmin marrëdhënia që ka mbajtur me drejtësinë, me partnerët që ka mbajtur me partnerët e PD dhe të Shqipërisë.
Diskutime rreth kësaj post