Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj refuzon të largohet nga foltorja , ndërsa kjo bëri që kryetarja e Kuvendit të pezullonte sërish seancën.
Ai kërkon që sipas tij të zbatohen rregullat , dhe kryeministri Edi Rama të vijë në sallë.
Reagimi i Alibeajs:
“Është e treta seancë që të ndodhë e njëjta gjë, e dëgjove kryeministri ju ka dhënë mundësinë të jeni e drejtë, në respekt të rregullores.
Se shqiptarët nuk e dinë fare ca ka programi. Kemi gjithë dëshirën për të vendosur rregullat këtu, është e treta seancë që bëni të njëjtën gjë. Kryeministri po ju vendos në siklet.“-shprehet Alibeaj.
Diskutime rreth kësaj post