PD dhe LSI pretendojnë se duke garuar të ndara në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, do të arrihet qëllimi i maksimalizimit të votës. Mirëpo, sekretari për Marrëdhëniet me Median në PS, Alfred Peza tha se maksimalizimi i votës opozitare do të realizohej përmes një koalicioni.
Sipas tij, opozita është në krizë.
“PS nuk priste ndonjë gjë nga opozita, por është e vëmendshme për të gjitha lëvizjet që bëhen nga kundërshtarët e tij politikë. Për ne është më mirë që u ndanë në dy koalicione. Po ta shikosh nga pikëpamja analitike, nëse opozita e kishte seriozisht që janë të bashkuar dhe kanë qëllim të rrëzojnë qeverinë, maksimalizimi i votës opozitare do të bëhej me një koalicion. Opozita është në krizë, nuk janë të bashkuar. Qëllimet e tyre individuale dhe partiake janë mbi qëllimet e popullit shqiptar”, tha ai për studion e lajmeve në Vizion Plus.
Diskutime rreth kësaj post