Sekretari për mediat në Partinë Socialiste, Alfred Peza ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Sipas Pezës të korruptuarit që pritet të bien në rrjetën e drejtësisë janë shqetësuar dhe kanë arsye për këtë.
“Të vetmit që janë të shqetësuar nga aksionet e SPAK janë ata të cilët ose ndëshkohen politikisht nga kjo qasje, pasi opozita dhe në veçanti PD kanë bërë rezistencë për ndërtimin e institucioneve të reja të drejtësisë, sikundër nga shumë të korruptuarit që herët ose vonë pritet të bien në rrjetën e drejtësisë së re janë të shqetësuar tashmë dhe kanë arsye për këtë.
Duke mos pasur asnjë fuqi politike, organizative për ta mundur maxhorancën me votë, mendojmë se tashmë po del në horizont diçka që mund t’i ndihmojë në këtë ëndërr të tyre të parealizueshme. Por SPAK ka treguar se nuk ka parë flamurët e ngjyrave politike, por vetëm provat që ka në dosje. Niveli i të ndëshkuarve apo të arrestarve është në nivele të papara në këto 30 vite, çka dëshmon seriozitetin e SPAK.
Rama i tregoi SPAK kryebashkiakëve, atë çka PS ka treguar gjithmonë në raport me ligjin, e ndryshme kjo si model nga ai i opozitës së sotme, e cila dje kur ishte në pushtet, sjell këtu rastin e 21 Janarit, ishte politika ajo që pengoi. Janë dy qasje krejt të kundërta.
Sa i përket asaj çka unë pres, është ajo që presin të gjithë qytetarët shqiptarë. Kemi parasysh në një nga sondazhet e bëra për sistemet e reja të drejtësisë, pritshmëria e shqiptarëve ka qenë në nivele të papara 95%. Të përmbushë pritshmërinë.
Ne nuk kemi, për fatin e keq një përkufizim për “peshkun e madh”, por ne dimë që me këtë term presupozojmë të gjithë ata që deri dje ishin të paprekshëm, kemi raste të ish-ministrave apo zv.ministrave, kryetarë bashkie, që nuk ishte menduar ndonjëherë që do të shkonin në bankën e drejtësisë për të dhënë llogari.
Përcaktimi peshk i madh me vetëm armikun apo kundërshtarin politik është sa naiv aq edhe keqdashës”, – u shpreh Alfred Peza në News24.
Diskutime rreth kësaj post