Analisti i njohur Alfred Cako ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Sipas Cakos, nëse ish-kryeministri Fatos Nano rikthehet dhe sfidon Edi Ramën për të marrë Partinë Socialiste e ka të sigurt fitoren.
“Të gjithë këta janë futur në luftë. Rama i ka thënë para dy vitesh Berishës, që nuk e kalon dot oqeanin. Është e çuditshme se ku e dinte Rama këtë informacion. Rama i ka dhënë një këshillë Lulzim Bashës “vrit babanë”, dhe ai nuk e vrau në fakt.
Unë jam i sigurt nëse paraardhësi i Ramës, Fatos Nano nëse rikthehet, ja merr partinë, po të bëjë një fushatë të vogël dhe me dy veta. Saliu bëri sikur ia la partinë Lulzim Bashës pasi ai që drejtonte ishte vetë Berisha. Përderisa Basha nuk pati fuqi ‘ta vrasë’ babanë por e ndihmuan me këtë lëvizje për ta ‘vrarë’”, – tha Cako për Top Channel.
Diskutime rreth kësaj post