Konspiracionisti Alfred Cako tha se vendimi nga SHBA për të fundosur ish-kryeministrin Sali Berisha ka ardhur si pasojë e përfitimeve të tij në Partinë Demokratike.
Cako shkruan se, Berishës i është ofruar një “pleqëri e qetë”, por ai nuk ka pranuar duke vazhduar të përfitojë nga PD.
“Sali Berisha gjithë këtë fushatën që ka bërë këto kohë për të mundur Lulin, e ka orkestruar si një fushatë Sorosiane. Në fakt është e tillë, por motivet e grindjes me Sorosin janë sepse Sorosi nuk pranon që akoma Berisha të ketë aksione dhe influencë mbi PD-në dhe të përfitojë nga kjo kompani e madhe biznesi siç janë partitë politike, ndërsa Berisha kërkon që të ketë aksione, duke u fshehur nga mbrapa, duke mbajtur pozicionin nën hije por që është mjaft i fuqishëm. Më i fuqishëm se ai i kryetarit në dukje. Pak a shumë dhe Berisha po kërkon atë që po bën Iluminati në çdo shoqëri botërore, duke u fshehur nga mbrapa. Ai fshihet pas Lulit duke përfituar nga PD, ku Sorosi nuk është dakord për një gjë të tillë. Berisha nuk e ka pranuar ofertën në shkëmbim për një pleqëri të qetë. Prandaj plasi gjithë kjo luftë ndaj tij”, tha Alfred Cako.
Diskutime rreth kësaj post