Kryeministri Edi Rama sot ka mbajturpremtimin e dhënë ndaj dy vogëlushëve, Alesios dhe Aurelit.Këtë të hënë, siç edhe kishte deklaruar, Rama i mori me makinë dy djemtë për ti shoqëruar në ditën e tyre të parë të shkollës, që pas ndërprerjes nga tërmeti i 26 nëntorit.
“Duhet të jeni kampion në mësime”, i porositi Rama ndërsa udhëtonin me mjet.
Më pas ai i pyeti nëse i kishin çantat në rregull.
Dy djemtë do të studiojnë në shkollën 9-vjeçare “Ahmet Zogu” në Kamëz.
Ata u pritën në oborr nga drejtori i shkollës. Rama shoqërohej dhe nga kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli.Aureli është në klasën e parë dhe mirëseardhjen mësuesi së bashku me shokët dhe shoqet e reja të klasës ja uruan me uniformën e shkollës dhe një top futbolli.
“Do na nderosh” tha Rama.
Më pas kryeministri e dorëzoi Alesion në klasën e pestë.
Edhe për Alesion ishte rezervuar një top futbolli së bashku uniformën e shkollës.
“King, 10 dhe ndonjë 9, 8 e ndaluar,” e porositi Rama.
Të dy djemtë vinë nga Thumana. Pavarësisht humbjeve tragjike që patën në familjet e tyre, fati ishte me ta duke i shpëtuar mrekullisht tragjedisë së 26 nëntorit.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post