Presidenti Aleksandër Vuçiç, ka uruar Bajram Begajn për zgjedhjen si Presidenti i Republikës së Shqipërisë, ku shprehet se është i bindur se do të zhvillojnë marrëdhënie miqësore dhe bashkëpunim të mirë ekonomik.
Në mesazhin e urimit, Vuçiç gjithashtu, ka thënë se beson që së bashku mund t’ia dalin me sukses në zhvillimin e të gjitha potencialeve të nismës “Ballkani i Hapur”.
“Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Shqipërisë, me dëshirën që ta kryeni me sukses këtë detyrë të përgjegjshme. Jam i bindur se do të zhvillojmë marrëdhënie të mira dhe miqësore dhe bashkëpunim edhe më të mirë ekonomik në shumë fusha, për të mirën e qytetarëve të vendeve tona.
Me urime për sukses në mandatin tuaj presidencial, pranoni, Shkëlqesi, shprehjet e respektit tim të thellë. Besoj gjithashtu se së bashku do të arrijmë të zhvillojmë të gjitha potencialet e nismës “Ballkani i Hapur”, e cila do të përmirësojë shumë standardet në rajonin tonë”, thuhet në urimin e tij.
Diskutime rreth kësaj post