Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, mohoi këtë të dielë raportet e publikuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës se Beogradi ka vendosur trupa Ushtarak, pranë kufirit me Serbinë. Kreu i shtetit Serb deklaroi se e gjitha kjo është një fushatë gënjeshtrash, që synojnë të godasin vendin e tij duke akuzuar Ëashingtonin se po gënjen.
“Kemi lënë pas një javë të vështirë për vendin tone, ndoshta me të vështirën në 15 vitet e fundit. Përgjatë ditëve të fundit ata kanë sajuar gënjeshtra të ndryshme, për praninë e forcave tona Ushtarake në kufinjtë pranë veriut. Gjithçka që Shtetet e Bashkuara thane ishte një gënjeshtër. Ata janë të shqetësuar që Serbia ka armë të Sofistikuara”, u shpreh Vuçiç.
Ndërsa Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në një intervistë për gazetën Italiane “La Republicca” ripërsëriti se është Serbia ajo që qëndron pas sulmit terrorist të 24 shtatorit dhe se Beogradi synon që të sulmojë sërish veriun e Kosovës.
“Serbia ka kryer një akt agresioni më 24 dhe po përgatitet të kryejë një akt tjetër duke forcuar forcat e armatosura dhe artilerinë në kufirin me Kosovën. Është diçka ndryshe nga ajo që kemi parë në 25 vitet e fundit, e paprecedentë. Alarmi i ngritur nga SHBA është shumë, shumë real. Ata duan të hyjnë në Kosovë dhe të marrin pjesë të territorit tonë”, tha Osmani.
Vjosa Osmani deklaroi per La Reppublica, se Rusia është e përfshirë në sulmin terrorist të Serbisë kundër Veriut të Kosovës, pasi Moska e ka shprehu qartë mbështetjen Ushtarake, politike dhe ekonomike ndaj Beogradit.
Diskutime rreth kësaj post