Kreu i unionit të gazetarëve Aleksandër Çipa tha se Rama me emërimet e reja po mundohet t’i japë energji partisë së tij pasi siç thotë ai ka frikë nga plakja e Partisë Socialiste.
“Rama në qeverisjen e 3-të ka krijuar një raport më të balancuar në përfaqësimin politik dhe sidomos në qeverisje. Sot kemi 4 emra që janë pjesë për herë të parë në politikë të cilat vijnë pa një “background” politik por këto emërime kanë qenë të spikatura në fushën e profesionit. Ministritë më të rëndësishme që janë shtylla kurrizore e qeverisjes, Rama ka bërë emërime me fuqi të rëndësishme dhe me peshë në PS. Është e rëndësishme për tu theksuar që Rama ka një frikë për plakjen e Partisë Socialiste prandaj po mundohet për të vendosur emra të rinj pa peshë politike. Rama ndihet i shqetësuar”, tha fillimisht Çipa.
Çipa gjatë fjalës së tij tha se Taulant Balla është më i zhgënjyeri nga Asambleja e Partisë Socialiste.
“Besoj më i zhgënjyeri në PS duket sikur është sekretari i përgjithshëm dhe kandidati më i votuar në 25 prill, Taulant Balla. Ai pati një ulje përgjegjësie, por akoma ka një funksion shumë të rëndësishëm brenda partisë. Balla nuk ka histori në përfshirjen ekzekutive në qeveri. Përse nuk shpërblehet Balla? Shoh që të paktën në formulimin e kabinetit zoti Rama rikthen qasjen e peshimit dhe meritokracinë e brendshme në PS”, tha Çipa.
Diskutime rreth kësaj post