Analisti Aleksandër Çipa është i bindur se shtatori, tetori e nëntori do të jenë muaj intensivë sidomos nga institucionet amerikane.
Çipa tha se beson tek një protagonizëm që do i shkaktojë kosto Shqipërisë nga ana e zotit Berisha.
“Pres në periudhën e shtatorit nga institucionet amerikane të kenë përsëri reagime për mbylljen e regjimit të pandëshkueshmërisë. Kjo është e pakthyeshme” – u shpreh Çipa.
Teksa ka komentuar përplasjen Berisha – SHBA, Çipa tha:
“Druaj të besoj tek një protagonizëm që do i shkaktojë kosto Shqipërisë nga ana e zotit Berisha. Ai e ka ezauruar kohën e bërjes së historisë së vete.”
Për heshtjen e Bashës për çështjen e Berishës, ai tha:
“Heshtja e Bashës deri në këtë moment kuptohet me fakti se ai kërkon të verifikojë dhe marrë në shqyrtesë të gjitha dimensionet brenda PD-së që ai kryeson. Berisha deri në momentin që flasim ka ndikuar në PD dhe vijon të ndikojë jo vetëm përmes influencës njerëzore por hijes së vet edhe pse kjo është refuzuar nga Berisha”, – u shpreh Çipa.
Diskutime rreth kësaj post