Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj tregoi kandidatin që sipas tij, fiton garën në Partinë Demokratike.
Ai deklaroi se fitorja e padiskutueshme i takon Lulzim Bashës sepse në PD nuk ka garë.
“Po të kishte garë të vërtetë, do të kishte kandidatë potencialë. Të garosh me një kryetar partie që ka 8 vite që ka zgjedhur çdokënd, është mision i pamundur për mua. Çdo parti kur futet në fushatë, ka vetëm sinjale fitoreje. A duhej që të kishte më shumë votues? Patjetër! Mandati i kryetarit të PD-së për Lulzim Bashën është i padiskutueshëm. Kandidimi i Agron Shehajt nuk përbën asnjë surprizë për mua. Kur kandidon një kryetar që është në zyrë, nuk është kollaj për ta mposhtur. Mandati i zotit Basha, në këto kushte, është i padiskutueshëm”, – tha Aleksandër Biberaj në një intervistë për “Quo Vadis” në “Vizion Plus”.
Diskutime rreth kësaj post