Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka deklaruar se ish kryetari Lulzim Basha është fiugura më zhgënjyese e politikës shqiptare.
I ftuar në një intervistë në A2Cnn, Ndoka tha se, Basha për të është një personazh non grata p[ër politikën.
Gjithashtu e cilësoi ish kryetarin e PD-së, Lulzim Basha , si një dredharak, të pabesë dhe të kapur.
“Të them të drejtën Lulzim Basha mnbetet politikani më zhgënjyes. Për mua është një personazh ‘non grata’ për politikën shqiptare.
Një lider dredharak, i pabesë që e tregoi me Partinë Demokristiane. Basha firmën që vendosi për marrëveshje e shpërbëu në momente e fundit. Ndërsa na zhyti në batakun e tij deri në sekondat e fundit. Nuk ishte vetëm humbja por edhe sjellja e tij.
Ato që po thuhenjanë realitet, ky ka qenë një lider i kapur. Kishte marrëveshje të fshehtë me Edi Ramën dhe na thonte ndryshe”, tha Ndoka.
Diskutime rreth kësaj post