Për aleatin e Lulzim Bashës, Nard Ndoka në muajin Tetor do të ketë një palë zgjedhje, ose ato vendore, ose parlamentare të parakohshme.
“Tetori do jetë një muaj zgjedhjesh. A do jenë zgjedhje lokale, a do jenë zgjedhje parlamentare nuk mund ta them. E para unë gjykoj që për vendin ne të kemi një orë e më parë zgjedhje të parakohshme për faktin se ne jemi në një krizë shumë të thellë.
Rama është një kryeministër i paorientuar dhe është një dëm shumë i madh për vendin tonë. Kauza jonë është për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Rotacioni është i pashmangshëm”, tha Ndoka për Top Talk.
Diskutime rreth kësaj post