Aleati i Lulzim Bashës, ish-deputeti Nard Ndoka përmes një postimi në rrjetet sociale ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se kjo paqe që po mban opozita nuk është për të por për fatkeqësinë që kapi vendin.
Ndoka kërcënon kryeministrin Rama duke i thënë se “s’ka prift as imam që e shpëton nga mëkatet e Rilindjes”.
Reagimi i plotë i Ndokës:
Deri dje nuk mund të lëvizte pa gardë dhe polici. Sot i duket vetja si “shpëtimtar”!
“Post tërmeti” do të të zhysë më thellë se “Rama ik”!
Kujdes, kjo paqe nuk ka lidhje me ty, por me fatkeqësinë!
Telenovelat tuaja të pështira të kinostudios “Ertv”, do mbesin si provë, ku ti je me zë dhe figurë, që tallesh me fatkeqët e tërmetit.
Dita e gjykimit po vjen, nuk ka prift as imam, që të shpëton nga mëkatet e Rilindjes tënde!
Diskutime rreth kësaj post