Kur duket se opozita jashtë parlamentare, PD-LSI ka bashkuar forcat për zgjedhjet e 2021, Partia Socialiste ende nuk ka marrë ndonjë hap në këtë aspekt. Por a ekziston mundësia që partia që Agron Duka kryeson të krijojë një koalicion me Partinë Socialiste?
“Edhe mund të ndodhë. Nëse ne marrim aq deputetë sa i duhen forcës që do të fitojë dhe në rastin konkret mund të jetë PS, por pa Ramën, unë personalisht me Ramën nuk mund të bëj koalicion, ne jemi thyer njëherë për atë punë” tha ai.
Por kush mund të jetë tjetër? “PS ka shumë figura”. Për shembull zoti Braçe?
“Po, edhe ai mund ta bëjë, shumë i mirë është, ka shumë eksperiencë dhe shumë më shumë kontribute sesa Rama në PS, që është konvertuar socialist kohët e fundit, ka qenë rilindas. Në jetën politike ka qenë simpatizant i opozitës aso kohe, anti-konformist, pak rebel, që i pëlqente mendja e tij e pa përshtatur nga forca që ka dalë më vonë u konvertua, filloi të vishej me kollare” tha ai për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post