Kandidati i PD-së në listën e qarkut Korçë Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Kjo javë” është pyetur në lidhje me qëndrimin e Agron Dukës, aleati i opozitës së bashkuar, i cili është i pari nga ky kamp që uron Edi Ramën për fitoren.
‘Ai i pranoi zgjedhjet. Kam ndjekur një reagim të ashpër, që jam gati të lë zgjedhjet për shkak të përfshirjes së elementeve kriminale në zgjedhje. Kjo tregon se zgjedhjet kanë qenë problematike, dhe se di se si mund të ketë urime. Se di nëse e ka shkruar vetë. Qëndrimi im është i qartë që një palë zgjedhje ku je gati të tërhiqesh nga zgjedhjet, s’mund të jenë zgjedhje. Në lidhje me kritikat apo diskutimet, ne do të ulemi, do t’i diskutojmë.’, tha Salianji.
Diskutime rreth kësaj post