Në kohën kur opozita ngulmon fort se nuk mund të këtë zgjedhje me këtë qeveri, tashmë për shtyrje zgjedhjesh po flasin edhe nga radhët e mazhorancës.
Kreu i PDS-së, Paskal Milo ka kërkuar shtyrje të zgjedhjeve parlamentare, pasi sipas tij klima politike nuk është e favorshme për kryerjen e zgjedhjeve.
Në një takim me ODIHR-in Milo tha se nuk ekzistojnë më kushte optimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri dhe se bojkoti i opozitës dhe mungesa e reformës zgjedhore cenojnë zgjedhjet.
“Propozimi ynë është shtyrja e zgjedhjeve për të gjetur kompromiset e nevojshme politike, për ndryshime në kodin zgjedhor dhe zbatimin e vetingut”, tha Milo.
Diskutime rreth kësaj post