Kryetari i PD, Lulzim Basha pritet të mbledhë aleatët sonte në mbrëmje rreth orës 21.00, në selinë e PD. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë aleatëve, të cilët pritet të sqarojnë në këtë mbledhje qëndrimin politik lidhur me aktualitetin, por sidomos me 13 tetorin, mundësinë për zgjedhje vendore, dhe siç propozohet nga Presidenti, edhe për zgjedhje të parakohshme dhe madje edhe presidenciale.
Për këtë ka pasur qëndrime të ndryshme nga aleatët. Ndoshta është kjo tema kryesore e këtij takimi sonte. Lulzim Basha është shprehur kohët e fundit, se duhen zgjedhje të ligjshme vendore dhe zgjedhje të parakohshme politike, në një ditë. Por shefi i opozitës nuk është tërhequr nga qëndrimi i tij, se zgjedhjet, nuk mund të jenë të lira e të ndershme me Edi Ramën kryeministër. Ai ka theksuar nevojën e një qeverie tranzitore, dhe ndëshkimin e atyre që janë kapur në vjedhje vote, referuar dosjes 339 dhe 184.
Ndërsa Ilir Meta e theksoi edhe sot, se palët duhet të bëhen gati për zgjedhjet e 13 tetorit, dhe se ai nuk ka kërkuar asnjëherë largimin e Ramës.
Ndërkohë, në media është raportuar se Duka i PAA, është shprehur se 13 tetori është afër, dhe duhet më shumë kohë për të shkuar në zgjedhje.
Diskutime rreth kësaj post