SHBA- të janë nën presion nga aleatët për të shtyrë afatin e tërheqjes nga Afganistani për tu dhëne më shumë kohë për evakuim personave që duan të largohen nga vendi.
Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian u deklaroi gazetarëve në Emiratet e Bashkuara Arabe shqetësimin e tij për afatin më 31 gusht te përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara. Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas tha se kishte diskutuar me aleatët e NATO -s dhe talebanët mbajtjen e aeroportit të Kabulit të hapur përtej afatit.
Sot gjatë samitit virtual me udhëheqësit e tjerë të G7, kryeministri britanik Boris Johnson pritet të nxisë SHBA-në për një zgjatje të këtij afati përtej 31 gushtit. Mbretëria e Bashkuar ka thënë se asnjë prani e huaj ushtarake në aeroportin e Kabulit nuk mund të vazhdojë pa trupat amerikane.
Talibanët kanë paralajmëruar pasoja nëse forcat e huaja mbeten pas afatit të dakorduar me SHBA. Aktualisht 5800 trupa amerikane janë në terren. Presidenti Joe Biden do të vendosë brenda 24 orëve nëse do të zgjasë qëndrimin e tyre, tha një zyrtar për agjencinë e lajmeve Reuters.
SHBA ka evakuuar dhe lehtësuar evakuimin e rreth 48 mije njerëzve që nga 14 gushti. Prej ditësh situate është kaotike brenda ose pranë aeroportit te Kabulit. Të paktën 20 persona janë vrarë nga të shtënat në aeroport që nga java e kaluar. Megjithatë mijëra të huaj dhe afganë vazhdojnë të mësyjnë portat e tij.
Shumë nga njerëzit që ikin, veçanërisht ata që punuan me forcat e huaja, jetojnë me frikën e hakmarrjes nga militantet islamike.
Diskutime rreth kësaj post